Real Madrid, gati 75 mln euro për Serxho Aguero

Real Madrid është vënë në kërkim të një sulmuesi me peshë për sezonin e ardhshëm. Nëse nuk arrihet Luis Suarez i Liverpool, madrilenët do të kërkojnë të afrojnë në ekip sulmuesin argjentias Serxho Aguero. Sipas asaj që shkruan tabloidi britanik "Daily Star", Real Madrid është gati të paguajë plot 75 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero.Kun Aguero ka qënë pjesë e Atletico Madrid para se të shkonte në Premier League dhe e njeh shumë mirë qytetin e Madridit. Një aventurë e re në këtë qytet do t'i pëlqente së tepërmi edhe vetë sulmuesit.Carlo Ancelotti kërkon një sulmues klasi për sezonin e ardhshëm duke parë rendimentin e dobët të Karim Benzema, argjentinasi është profili i duhur për "Los Blancos", ndërsa për të interesohet edhe Barcelona.