Drejtori i Bayern, Samer: Shaqiri duhet të luajë titullar
Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Matias Samer, ka deklaruar se Xherdan Shaqiri është një nga mesfushorët me më shumë potencial në skuadërën e Bayernit të Mynihut. Shaqiri nuk ka luajtur shumë ndeshje për shkak të dëmtimeve që ka pësuar, por Samer është i bindur se lojtari do të jetë gati dhe në formë të mirë për sezonin e ri.“Të gjithë në ekip jemi të mendimit se Shaqiri është një super lojtar. Ai është vetëm 22 vjeç dhe ka fituar shumë trofe. Mendoj se ai duhet të luajë patjetër si titullar sepse e meriton këtë vend." -deklaroi SamerPas përfundimit të sezonit pati shumë skuadra që shprehën interesimin e tyre për Shaqirin. Mes tyre Juventusi dhe Liverpuli insistuan më shumë, por përgjigja e Bajernit ishte e prerë se lojtari nuk është në shitje.