Adnan Januzaj: Më intereson më shumë karriera ime sesa kombi

Futbollisti kosovar i Mançester Junajtid, Adnan Januzaj i cili zgjodhi të përfaqësojë Kombëtaren e Belgjikës ka folur për mediat e këtij vendi duke theksuar se ka bërë zgjedhjen e duhur.Në konferencën për shtyp pas takimit me Luksemburgun, i ulur pranë trajnerit të Kombëtares belge, Mark Vimost, Januzaj ka theksuar se ai ndihej totalisht belg. “Unë kam lindur këtu. Jam arsimuar në Belgjikë dhe kam gjithë shoqërinë këtu, ndaj edhe zgjodha që të luaj për këtë kombëtare. Kosova dhe Shqipëria? Unë e dua kombin tim, por pa dyshim që karriera ime është më e rëndësishme”, – ka thënë JanuzajDitën e hënë, Januzaj debutoi me fanellën e kombëtares së Belgjikës në fitoren 5-1 në miqësoren ndaj Luksemburgut. Ai bëri një paraqitje dhe shihet nga trajneri si një element shumë i vlefshëm për këtë Kombëtare.