Benzema dhe Di Maria pranë largimit
Karim Benzema dhe Angel di Maria mund të largohen nga Real Madrid, gjatë merkatos së verës. Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, sulmuesi francez dhe ai argjentinas nuk e kanë të sigurt qëndrimin në Santiago Bernabeu për sezonin e ardhshëm.
Benzema duket se ka zhvilluar sezonin e tij të fundit te galaktikët, edhe pse luajti si titullar pas largimit të Gonzalo Higuain në drejtim të Napolit, në verën e vitit të kaluar. Dëshira e Realit për të transferuar yllin e Liverpoolit, Luis Suarez, e kanë detyruar Benzeman të mendoj të ardhmen në një tjetër klub. Në Angli Arsenali është e gatshme me në krye Venger për ta transferuar menjëherë duke formuar dyshen franceze së bashku me Oliver Giroud.
Ndërsa, me një të ardhme të paqart është edhe Di Maria, i cili ka pasur hapësirë të kufizuar gjatë sezonit të fundit, pas ardhjes së Gareth Bale, dhe disa ditë më parë pranoi se dëshiron të mësoj se çfarë roli do të luajë në sezonin e ardhshëm. Stoli i rezervave nuk i pëlqen argjentinasit, pasi Di Maria ndjen se meriton të luajë nga minuta e parë, por me formacionin aktual të Realit kjo do të jetë shumë e vështirë dhe lojtari më i mirë i finales së Championsit mund të largohet nga Santiago Bernabeu.