Tjetër "goditje" e Partizanit, firmos edhe Argjend Mustafa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2014, 17:35
Klubi i Partizanit nuk po ndalet në këtë merkato verore. Pas afrimit në stol të trajnerit Shpëtim Duro, si dhe dy futbollistët Batha e Fejzullahu, është rradha e një tjetër futbollisti të Besës.Zyra për shtyp e Partizanit, njofton se klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Argjent Mustafën. Akordi mes palëve është realizuar përgjatë ditës së sotme duke zyrtarizuar kështu përfundimisht mesfushorin kosovar si goditjen e radhës të merkatos së të kuqve. 22 vjeçari i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Besës ka nënshkruar sot një kontratë 3 vjeçare me 15 herë kampionët e vendit.