NBA. Indiana fiton ndaj Miamit duke ngushtuar diferencën në Lindje
Indiana Pacers mposhti Miami-n duke ngushtuar diferencën në finalet e konferencës së Lindjes. Tashmë avantazhi i Heat-save në këtë seri është 3-2.Indiana me fitoren e arritur mbrëmë tregoi se akoma nuk është gati ti thotë lamtumirë sezonit.
Në “ Bankers Life Fieldhouse “ të Indianapolis skuadra vendase mposhti kampionët në fuqi të Miami-t me rezultatin 93-90. Protagonisti kryesor për skuadrën e Franck Vogel ishte Paul gorge i cili realizoi 37 pikë , 21 nga të cilat vetëm në pjesën e fundit dhe deçizive të takimit. Paraqitje jo e mirë e yllit të skuadrës nga Florida i cili e mbylli këtë përballje me vetëm 7 pikë të realizuara.
Indiana u shfaq mjaft e vendosur që në start dhe e mbyllin pjesën e parë në avantazh të 6 pikëve por në pjesën e dytë skuadra e Miamit reagon dhe falë pikëve të Chris Bosh arrin që të rimarrë avantazhin. Në fund të dy pjesëve të para rezultati ishte Heat 42 Pacers 33.Në pjesën e 3 dhe të fundit është Paul George që dhuron spektakël. 24 vjeçari ishte i pa ndalshim për mbrojtjen e kampionëve, sidomos në momentet e fundit të takimit. Me gjithë atë Miami arriti që deri në fund mos të lëshonte dhe kur kishin mbetur vetëm 7 sekonda lojë kur Indiana ishte në avantazh 92-90 Bosh pati mundësinë që me një 3 pikësh ti jepte fitoren Heats-ave por gjuajtja e amerikanit nuk ishte e saktë.
Përveç meritave të jashtëzakonshme të George në fitoren e Indianës një faktor që ndikoi në humbjen e Miami-t ishte pa diskutim Lebron James. 7 pikët e shënuara nga 29 vjeçari në këtë takim ishin numri më i ulët i pikëve që ylli nga Ohio ka realizuar ndonjëherë në fazën “ Play Off “.
Tashmë skuadra nga Florida ka një tjetër mundësi ta mbyll serinë. Të premten në “ American Airlines Arena “ do të zhvillohet edhe takimi i 6-të i finaleve të konferencës së Lindjes.