Milani kërkon Astorin , Paulinhon, Cercin dhe Edin Dzekon
Skuadra e Milanit do të kërkojë të përforcohet gjatë merkatos së verës pas një sezoni të dështuar ku kuq e zinjtë nuk arritën të kualifikoheshin në asnjë nga kompeticionet europiane.
Mediat italiane raportojnë për një interesim të kuq e zinjve për mbrojtësin e Cagliarit Davide Astori, mbrojtësi 27 vjeçar është rritur tek klubi i Milani ku edhe më parë është përfolur për një rikthim të tij tek skuadra milaneze por me sa duket kësaj radhe është momenti i duhur që Astori të veshë sërish fanellën e 7 herë kampionëve të Europës.
Një tjetër emër i rëndësishëm që mediat italiane kanë përmenduri përforcim të mundshëm është mesfushori i Tottenhami-t Paulinho. Braziliani është kërkuar së fundmi edhe nga Manchester City dhe konkurrenca për të përfituar shërbimet e tij duket mjaft e madhe.
Milani ka kohë që ndjek edhe anësorin e Torinos Alessio Cerci. Marrëdhëniet mes drejtuesve kuq e zi dhe drejtuesve të Torino-s janë mjaft të mira mbetet për tu parë nëse oferta e Milanit do të jetë e mjaftueshme për klubin e Torinos, kur dihet se Cerci kërkohet nga disa klube europiane.
Emri më i rëndësishëm që spekulohet se mund të transferohet në “Milanello “ është ai i Edin Dzeko-s. Boshnjaku me shumë mundësi do të largohet nga Manchesteri dhe dëshirën që ai ka për të veshur fanellën kuq e zi e ka shprehur që në kohën kur luante për Wolfsburgun. Por për të arritur tek Dzeko duhen përfituar më parë financat e duhura, ku i sakrifikuari mund të jetë Mario Balotelli.