Bekeknbauer: Brazili dhe Gjermania do të bëjnë diferencën në Botëror

Legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, sheh Brazilin dhe Gjermaninë si dy favoritet kryesore për të fituar Kupën e Botës 2014. Ai beson se do të jetë një "luftë" e ashpër mes këtyre dy kombëtareve për të triumfuar në Botëror.“E kam parë Brazilin të luajë shumë mirë gjatë Kupës së Konfederatave dhe mendoj se të njëjtën dëshirë do të shfaqë edhe në Botëror. Realisht, Brazilin mund ta sfidojë vetëm Gjermania. Historia e Kupës së Botës tregon që Brazili është ekipi më fitues, sepse e ka ngritur 5 herë trofenë, ndërsa ne gjermanët jemi të dytët, sepse kemi numrin më të madh të gjysmëfinaleve të luajtura. Kemi një ekip të madh me Schweinsteiger, Ozil, Neuer, Gotze apo Reus. Thuajse të gjithë këta lojtarë janë produkt i akademive tona. Gjithsesi, sido që të bëhen llogaritë, brazilianët janë favoritë”, – u shpreh Bekenbauer.