Real Madridi nuk heq dorë nga Luis Suarez

Real Madrid po planifikon një tjetër përforcim të madh për këtë verë. Pas blerjes së yllit uellsian Gareth Bale nga Tottenham për një shifër rekord prej 110 milionë euro, klubi madrilen nuk ka ndërmend të ndal shpenzimet.

Sipas të përditshmes sportive madrilene As, drejtuesit e kampionëve më të rinj të Europës do të bëjnë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez. Ylli uruguaian konsiderohet si objektivi kryesor i trajnerit Carlo Ancelotti, për sezonin e ardhshëm.

I riu Alvaro Morata pritet të largohet nga klubi pasi kërkon më shumë hapësirë për lojë, ndërsa Karim Benzema ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës në Santiago Bernabeu.Krejt kjo ka sjell që Suarez të shndërrohet në objektiv real për galaktikët. Por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë duke pasur parasysh faktin se ai ka kontratë të gjatë me të kuqtë deri në vitin 2018. Shifra e kërkuar për kartonin e tij shkon në 60 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni ai u shpall golashënuesi më i mirë se bashku me Cristiano Ronaldon ndërsa mediat angleze shkruajnë se me shumë mundësi ai do të qëndroj në Angli për të fituar titullin kampion që e humbi vetëm në javët e fundit.