Dëmtohet Van Der Vart, humb zyrtarisht Botërorin

Lajme të këqija në prag Botërori për Kombëtaren e Hollandës. Mesfushori i Hamburgut, Rafael Van Der Vart është dëmtuar gjatë një seance stërvitore dhe ngelet zyrtarisht jashë listës me 23 të grumbulluarit për në Botërorin e Brazilit.Lajmin për dëmtimin e mesfushorit e ka dhënë vetë klubi hollandez me anë të një komunikate zyrtare. Van Der Vart ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë dhe do të duhet të pushojë për të paktën një muaj.Trajneri, Van Gal ka preferuar të mos rrezikojë, duke e lënë përfundimisht jashtë listës zyrtare. Van Der Vart ka gjithsej 109 ndeshje me Kombëtaren "tulipane" dhe ka luajtur në dy botërore, atë të 2006-tës në Gjermani dhe 2010-tës në Afrikë. Ky mund të ishte Botërori i fundit, por mesfushori e humbi këtë shans.