Chelsea ka gati 60 milion euro për tre futbollistë të Atletico-s së Madridit
Mësohet sot nga mediat britanike se klubi i Chelsea-t ka gati 60 milion euro për tre nga futbollistët kryesor të nën-kampionëve të Europës Atletico-s së Madridit.Lojtarët që Mourinho kërkon të sjellë në Londër janë tashmë i shumë përmenduri Diego Costa, mbrojtësi Filipe Luis dhe mesfushori Tiago Mendes
Shifra që londinezët janë gati të paguajnë për braziliano spanjollin është 38.5 milion euro ndërkohë që klubi blu ka gati edhe 23 milion euro për mbrojtësin Filipe Luis. Përsa i përket Tiago-s Chelsea-t nuk do ti duhej të shpenzonte pasi futbollisti portugez është në muajin e fundit të kontratës së tij me “ los colchoneros “ dhe kërkon që të rikthehet në “ Stamford Bridge “.
Costa ka kohë që është nën shënjestrën e klubit të Roman Abramovich pasi trajneri Mourinho e cilëson 25 vjeçarin si një përforcim të domosdoshëm për skuadrën e tij.
Nga ana tjetër Filipe Luis shihet nga tekniku portugez si zëvendësuesi ideal i Ashley Cole dhe me gjithë se lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Madrid një ofertë prej 23 milion eurosh mund të bëj që Atletico të heqë dorë nga mbrojtësi 28 vjeçar.
Tiago ka zhvilluar një sezon të mirë duke dhënë kontributin e tij në fitimin e la Ligas nga skuadra e Simeones dhe tekniku luzitan i Chelsea-t e sheh si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën e skuadrës londineze.
Një tjetër objektiv i klubit anglez është edhe mesfushori i Bajerni-t të Mynihut Toni Kroos.