Chelsea në gjurmët e Toni Kroos
Toni Kroos ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij me Bajernin e Mynihut marrëveshje që përfundon në fund të sezonit tjetër për këtë e ardhmja e tij ka qënë objekt i shumë spekulimeve sidomos nga mediat britanike.Para pak kohës ishte klubi i Manchester United që ishte mjaft i interesuar për mesfushorin gjerman por trajneri Van Gaal hoqi dorë duke mos qënë plotësisht i bindur në aftësitë e numrit 39 të Bajernit.
Edhe vetë gjermani deklaroi se nuk dëshiron që për momentin të largohet nga bavarezët por sot mediat britanike raportojnë për një interes të Chelsea-t në drejtim të 24 vjeçarit.Jose Mourinho po kërkon të përforcojë skuadrën sipas ideve të tij pasi lojtarët që stërviti sezonin që sapo lamë ishin pak a shumë ata që trashëgoi nga para ardhësi i tij Benitez ndërkohë që sezonin tjetër portugezi po kërkon ti përzgjedhë vetë ata futbollistë që i përshtaten më mirë mënyrës së tij të lojës. Kroos mund ti shërbente shumë skuadrës londineze dhe pas shitjes së Luiz tek PSG Chelsea duket se i ka financat nevojshme për ti bërë klubit bavarez një ofertë joshëse.
Toni Kroos nuk ka pranuar të rinovojë me klubin gjerman pasi kërkon një pagë vjetore të përafërt me atë të Ribery-s apo Philip Lahm-t, nga ana tjetër londinezët mund t’ia plotësojnë dëshirat financiare mesfushorit duke e bërë në këtë mënyrë më se të mundshëm një kalim të futbollistit të kombëtares gjermane në kryeqytetin e Anglisë.