Inzagi telefonon Ançelotin: Më mëso si fitohet

Shumë shpejt, trajneri i ri i Milanit, Filipo Inzagi do të nisë punën në krye të stolit kuqezi. Eksperienca e tij në këtë punë është fare e vogël, pasi ka vetëm pak kohë që drejton të rinjtë e Milanit, dhe ai do të vihet para një përgjegjësie të madhe. Inzagi do të ketë si detyrë të rikthejë Milanin në nivele të larta.Sipas mediave italiane, Inzagi i ka telefonuar trajnerit të Real Madrid, Karlo Ançelotit duke i kërkuar këshilla në lidhje me situatën që ndodhet tani. Ish sulmuesi dhe Anceloti kanë punuar bashkë kur trajneri i Realit drejtonte Milanin. Superpipo ishte një nga sulmuesit më të mirë që ai kishte në dispozicion.Nga sa mësohet ata kanë folur në lidhje me të ardhmen e Inzagit. Mediat raportojnë se Ançeloti do të jetë këshilluesi i tij në punën e re që do të nisë shumë shpejt. Filipo Inzagi do të marrë drejtimin e Milanit për sezonin e arshshëm duke zvëndësuar trajnerin aktual, Sedorf. Ka qenë vetë dëshira e presidentit Belucconi i cili i ka besuar ekipin e tij, ish sulmuesit kuqezi.