PSG gati të bëjë "çmendurira" për Hazard

Klubi nga Principata e Francës, PSG nuk di të ndalet në këtë merkato verore. Pasi siguruan David Luiz nga Chelsea për rreth 60 milionë euro, klubi i sheikut Nasser Al-Khelaifi është gati të bëjë "çmendurinë" e radhës. Sërish objektiv është një "yll" i Chelseat.Kampionët e Francës pëlqejnë shumë belgun Eden Hazard dhe për këtë janë gati t’i ofrojnë një shumë të majme. Plot 73 milionë euro janë gati për t'u derdhur në llogarinë e "bluve" të Londrës. Ofertë kjo 2-fish më e lartë se ajo e fillimit që bënë drejtuesit e PSG-së. Hazard është jashtë planeve të trajnerit Mourinho dhe mundësitë për t'u larguar nga Chelsea janë të mëdha. Me një shifër të tillë, londinezët vështirë se mund të thotë "jo".