Borusia Dordmund ofron 18 mln euro për Romelu Lukaku

Sipas tabloidit gjerman "Bild", Borusia Dordmund dhe trajneri i saj, Jurgen Klopp po monitorojnë nga afër sulmuesin belg të Chelseat, Romelu Lukaku. Sulmuesi shihet nga klubi gjerman si përforcimi i duhur në repartin ofensiv. Lukaku është vetëm 21 vjeç, edhe pse në një moshë kaq të re, ai është një nga sulmuesit më të fortë në botë.Në sezonin që sapo kaluam , Lukaku aktivizohej tek Everton në Premier League si i huazuar nga Chelsea, dhe arriti ta ndihmonte ekipin e tij të siguronte një vend në Europa League. Siç raportojnë mediat britanike, Lukaku dëshiron një ekip që të luajë në Champions League sezonin tjetër, dhe Borusia mund t'ja mundësojë këtë gjë.Drejtuesit e ekipit gjerman janë paraqitur në zyrat e Chelseat, me një ofertë prej 18 milion eurosh. Ka qenë vetë trajneri i Borusias, Klopp që insiston për ta patur në ekip sulmuesin e talentuar. Mbetet për t'u parë se cila do të jetë përgjigjja e Chelseat. Lukaku do të marrë pjesë në botëror me Belgjikën dhe pritet shumë nga ai në këtë kompeticion.