Ja futbollistët me kosto zero në Angli
Teksa jemi në prag të hapjes së merkatos së verës. Shumica e klubeve të mëdha evropiane tashmë janë duke planifikuar përforcimet e reja. Por, ato që preferojnë të blejnë 'mirë dhe lirë', duhet t'i hedhin sytë në Premierligë. Një numër i madh futbollistësh të njohur janë të lirë, pasi u kanë skaduar kontratat me klubet e tyre.
Treshja e Chelseat, Samuel Eto'o, Ashley Cole e Frank Lampard janë të lirë për të zgjedhur të ardhmen e tyre në një klub tjetër në rast se nuk do të arrijnë akordin me blutë e Londrës për të rinovuar. E njënjta situatë është edhe për qendërmbrojtësin Rio Ferdinand i cili nuk do të mbetet në Old Trafford.
Manchester City ndërkohë u ka dhënë lamtumirën mbrojtësit Lescot, ndërsa të lira do të jenë edhe transferimi i mbrojtësit të West Bromwich Albion, Diego Lugano si dhe futbollisti i Fulhamit, John Heitinga.Ngelem të shohim deri në fund nëse do të ketë skuadra të cilat do të arrijnë të rrëmbejnë këto futbollist që janë në fundin e karrierës së tyre.