Takaj telefonon Tefik Osmanin: Eja te Skënderbeu

Një futbollist korçar është gati për t'u rikthyer pas disa vitesh “migrim” te skuadra ku u rit si futbollist.  Bëhet fjalë për Tefik Osmanin, mbrojtësin i cili sezonin e fundit u aktivizua te Teuta dhe gjithashtu është pjesë e ekipit kombëtar.Pasi nuk ka gjetur dot akordin me lezhjanin Ditmar Bicaj, presidenti Takaj është hedhur në sulm për të afruar në ekip mbrojtësin korçar, Tefik Osmani. Nga sa mësohet, Takaj i ka telefonuar mbrëmjen e djeshme Osmanit për t'i kërkuar një takim, por lojtari ishte në bisedime me klubin e Tiranës.Ditën e sotme, mbrojtësi do të takohet fillimisht me drejtuesit e Tiranës dhe pas këtij takimi do të flasë me presidentin e Skënderbeut, Takaj për të mësuar ofertën e këtij të fundit. Megjithatë burime afër futbollitit bëjnë me dije se Osmani do të luajë për Skënderbeun sezonin e ardhshëm