Ditmar Bicaj akord me Kukësin, mbrojtësi lezhian pranon ofertën e veriorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2014, 14:05
Pas plot 4 viteve plot suksese me Skënderbeun, duket se aventura e mbrojtësit lezhian Ditmar Bicaj ka marrë fund. Bicaj ka arritur një akord me presidentin e Kukësit Safet gjici dhe do të mbajë veshur fanelën e veriorëve për sezonin e ardhshëm.Mbrojtësi kishte kërkuar ngritje rroge, çka nuk i është përmbushur te Skënderbeu. Në këto kushte, ai ka hyrë në bisedime me Kukësin, duke përmbushur pretendimet financiare në kontratën paraprake me presidentin Safet Gjicin.Shumë shpejt do të bëhet dhe prezantimi tek Kukësi ku mbrojtësi do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me klubin verior. Nuk bëhen të ditura shifrat e kontratës së Bicaj por burime afër klubit kuksian thonë se ai do të përfitojë një shumë mjaft të kënaqshme.