Debaton me Ibrahimoviç, Tiago Silva mendon largimin nga PSG

Një prapskenë mjaft interesante po qarkullon ditët e fundit nëpër mediat franceze. Gjithçka ka lidhje me të ardhmen e mbrojtësit brazilian Thiago Silva. Braziliani ka kërkuar largimin nga klubi parisien, shkak është raporti me Zlatan Ibrahimovic. Mësohet se mes Ibras dhe Thiago Silvas ,marrëdhëniet janë prishur përgjithnjë pas një zënke mes tyre.Thiago Silva po mendon për një ekip tjetër ,dhe me shumë mundësi do të jetë Barcelona ajo që do të interesohet për brazilianin. Para se të sjkonte tek PSG, Barcelona ishte në ndjekje të Silvës dhe tani do përpiqet ta afrojë në ekip duke përfituar dhe nga situata.Pesha dhe rëndësia e fanelës blaugrana, miqësia e ngushtë me Nejmar si edhe raporti i shkatërruar përfundimisht midis mbrojtësit brazilian dhe Zlatan Ibrahimoviç te PSG, mund ta shtyjnë brazilianin të marrë këtë vendim.