Andrea Pirlo gati të rinovojë me Juventusin

Erdhi tek "zonja e vjetër" pa shumë bujë, por arriti të bëhet njeriu "kyç" në skuadën e Antonio Contes, duke qenë padyshim protagonisti kryesor në sukseset e arritura të Juventusit. Bëhet fjalë për mesfushorin italian Andrea Pirlo.Klubi i Juventusit është gati për të zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Andrea Pirlos pasi ajo përfundon së shpejti. Mediat italiane kanë zbardhur dhe akordin që pritet të firmosë lojtari. Ish futbollisti i Milanit do të firmosë një kontratë dyvjeçare prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Zyrtarizimi për arritjen e marrëveshjes mes Pirlos dhe kampionëve të Italisë do të bëhet më datë 5 qershor, një ditë pas miqësores që do të luajë Kombëtarja italiane kundër përfaqësueses së Luksemburgut.