Balcelona, Dani Alvesh, Fabregas, dhe Sançez gati të largohen nga katalanasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2014, 13:17
Tek Barcelona si duket nuk i kanë dhe aq mirë punët përsa i përket anës ekonomike. Ekipi ka nevojë për të ardhura, për të bërë përforcime në merkato, ndaj ka vendosur që të nxjerrë në shitje këtë verë 3 nga futbollistët më të spikatur të ekipit. Cesk Fabregasi, Dani Alvesh dhe Aleksis Sançez nuk shikohen më si elementë të rëndësishëm nga trajneri i ri Luis Enrike dhe Barça shpreson që të përfitojë nga shitja e tyre, plot 80 mln euro në total. Preferencat e teknikut të ri janë sulmuesi Jorente, mesfushori Koke dhe mbrojtësi Markuinjos.Trajneri Luis Enrike është ai që ka shprehur këtë dëshirë dhe mendon se 3 futbollistët e kërkuar do të ndihmojnë Barcelonën të jetë përsëri në majat e nivelit të futbollit Europian.