Franca shkatërron me "poker" Norvegjinë
Franca duket në rrugët e mbarë në përgatitjet për kampionatin Botëror që kanë mbetur edhe pak ditë për të startuar. Gjelat që drejtohen nga Didier Deshamp kanë shkatërruar 4-0 Norvegjinë në një miqësore e cila ka folur e gjitha për ta.
Ndeshja do të niste në mënyrën më të mirë të mundshme për francezët që gjejnë shumë shpejtë rrugën e rrjetës që në minutën e 15-të me Pol Pogba i cili merr një krosim të artë nga Valbuena dhe më një goditje të lehtë me kokë e dërgon në rrjet.Gjelat luajnë një futboll të bukur por në pjesën e parë nuk arrijnë të shënojnë një tjetër gol. Valbuena është truri i skuadrës dhe menjë lëvizje të bukur dërgon një tjetër asist për Oliver Zhirud që me një lëvizje të bukur dhe mënjë goditje me të majtën shënon një gol spektakolar. Sulmuesi I Arsenalit mesa duket po kalon një formë të jashtëzakonshme teksa ka qenë pjesë e rëndësishme e topcinjve me golat e tij në Premier League.
Franca këmbëngul dhe në minutën e 67-të do të shënonte një tjetër gol më Remy që merr një pasim të artë nga Debushi. Dy minuta më pas për ti vendosur kapakun ndeshjes do të mendonte sërish Oliver Giroud që do të shënonte golin e dytë personal.