Filipe Luis : Nuk do kaloj tek Chelsea, Hazard : E ardhmja ime? Botërori

Mbrojtësi nën-kampion i Europës me Atletico Madridin Filipe Luis ka kohë që është nën shënjestrën e anglezëve të Chelsea-t. Mourinho e sheh brazilianin si zëvendësuesin e mundshin të Ashley Cole në krahun e majtë të mbrojtjes, madje spekulohet se londinezët kanë gati edhe një ofertë prej 20 milion eurosh për klubin e Atletico-s, por ka qënë vetë lojtari që i ka mohuar zërat që e shohin atë tek blutë e Londrës sezonin e ardhshëm duke i premtuar besnikëri madrilenëve.“ Unë kam një kontratë me Atletico-n e Madridit që përfundon pas tre vitesh dhe për këtë e vetmja gjë që dua është të vazhdoj të luaj për këtë skuadër. Duhet të qëndrojmë me kokën lart pas finales së Champions-it dhe të fillojmë të mendojmë për sezonin tjetër.” – theksoi mbrojtësi 28 vjeçar duke i mbyllur në këtë mënyrë dyert Jose Mourinho-s.Nga ana tjetër edhe Eden Hazard nuk ka dhënë një përgjigje përsa i përket të ardhmes së tij tek blutë duke theksuar se për momentin e ardhmja tij është kupa e botës me Belgjikën. Hazard u shpall lojtari më i mirë i vitit tek Chelsea, por problemet me trajneri portugez bënë që qëndrimi i tij në Londër tashmë të jetë mjaft në dyshim, me klubin francez të PSG që është gati të ofrojë londinezëve deri në 60 milion euro për shërbimet e mesfushorit 23 vjeçar.“ Ata që më njohin mirë e din se zërat e merkatos nuk më shqetësojnë aspak, për momentin jam i përqëndruar vetëm tek kampionati botëror. Spekulimet e merkatos janë pjesë e futbollit dhe duhet ti pranojmë. E theksoj se ardhmja ime është kupa e botës sepse për momentin është shumë më e rëndësishme se të gjitha fjalët që thuhen për destinacionin tim të ardhshëm.”- deklaroi futbollisti i kombëtares belge duke mos dhënë një përgjigje të qartë nëse do të qëndrojë apo jo tek blutë e Londrës.