NBA, Thunder barazojnë serinë duke mposhtur sërish San Antonion
Oklahoma City Thunder arrin fitoren e dytë rradhazi në “Energy Arena” dhe pas dy humbjeve të pësuara në Teksas barazon serinë në finalen e konferencës së perëndimit. Tashmë Thunders-at dhe San Antonio kanë nga dy fitore secila. Protagonisti kryesor për skuadrën e Scott Brooks ishte Rusell Westbrook me 40 pikë të realizuara dhe 10 pasime vendimtare.
Për të dytën herë radhazi Oklahoma e dominoi plotësisht takimin. Thundersat kaluan në avantazhi pas 8 pikëve të para të shënuara njëherësh nga Spursa-t dhe nuk lëshuan më deri në fund të takimit duke treguar edhe njëherë se kur kjo skuadër luan me Ibakën në fushë kualiteti i lojës rritet ndjeshëm.Dy realizimet e një pas njëshme të Durant në fund të dy pjesëve të para e thelluan avantazhin e skuadrës së Brooks. Në përfundim të dy pjesëve të para tabela e rezultateve tregonte Thunders 56 San Antonio 43.Në pjesën e 3-të diferenca arriti deri në +27 për Oklahomën, por pikët e Parker i cili ishte i vetmi te Spursa-t që u mundua të bënte diçka e ngushtuan diferencën deri në +13 për Thunders por vetëm kaq pasi gjithçka u mbyll me fitoren e Oklahoma City-t 105-92.
Një ndihmë të madhe skuadrës së trajnerit Scott Brooks përveç Westbrook ja dha edhe Kevin Durant i cili ishte autor i 31 pikëve" Trajneri na tha se duhet të japim maksimumin dhe unë si organizator i skuadrës duhet të jap shembullin i pari. Nëse duam të shpallemi kampion atëherë duhet të luajmë çdo takim me këtë intensitet" -deklaroi lojtari më i mirë i takimit Rusell Westbrook
Tashmë gjithçka do të zhvendoset në " At and T" Center të San Antonios ku të enjten do të zhvillohet edhe takimi i 5-të i finaleve të konferencës së perëndimit.