Ronaldo lojtari që përfiton më shumë të ardhura nga marketingu

Cristiano Ronaldo ishte ndër faktorët kryesor që i solli Reali të Madridit trofeun e 10-të në historinë e klubit madrilen. Në këtë mënyrë Reali është i pari mes skuadrave europiane por edhe Ronaldo gjithashtu është i pari një tjetër klasifikim të rëndësishëm.Cristiano Ronaldo është futbollisti që përfiton më shumë të ardhura nga marketingu.

Pas tij renditet 4 herë fituesi i topit të artë Lionel Messi. Argjentinasi së bashku me portugezin vlerësohen si dy futbollistët më të mirë në botë.Në vendin e tretë ndodhet spanjolli Gerard Pique, përveç aftësive të mbrojtësit të Barcelonës një tjetër faktor që mund të ketë ndikuar në rritjen e të ardhurave nga marketingu është edhe marrëdhënia që 29 vjeçari ka me yllin e muzikës Shakira.Në vendin e 4-ët në mënyra pak surprizuese është i vendosur Fernando Torres. Sulmuesi spanjoll në fakt u bë vite që nuk po paraqitet më në nivele të larta.

10-en e lojtarëve të cilët kanë përfituar më shumë nga marketingu e kompletojnë me radhë Wayne Rooney,Andres Iniesta, Neymar, Iker Casillas, Zlatan Ibrahimovic dhe Thierry Henry, ky i fundit duket të ketë përfituar nga interesi gjithnjë e në rritje për sportin e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për tu kthyer edhe një herë tek kryesuesi i kësaj liste Cristiano Ronaldo. Portugezi është gjithashtu futbollisti me më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Më saktë ata që ndjekin fituesin e topit të artë në "Facebook" janë plot 82 milion njerëz ndërsa në " Twitter" 26 Milion.