Alejandro Sabella : Lionel Messi ka mbështetjen e të gjithëve
Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës Alejandro Sabella ka shprehur mbështetjen e plotë për yllin e skuadrës së tij Lionel Messi pas kritikave që numri 10 ka marrë për formën e treguar së fundmi. Messi me gjithë se shënoi 41 gola në 46 takimet ku u aktivizua u bë objekt i kritikave pasi skuadra e Barcelonës dështoi në objektivat e saj madje u arrit deri aty sa që 4 herë fituesi i topit të artë të akuzohej se nuk kishte më të njëjtin pasion për futbolli. Sabella nuk mendon kështu dhe thekson se e gjithë skuadra është me Messin.
"Kapiten është lider në skuadër dhe kapiteni ynë është Lionel Messi. Të gjithë e mbështesim atë, ai është me të vërtetë flamuri ynë. " -u shpreh trajneri i kombëtares "Albicelecte"Më pas 59 vjeçari nga Buenos Aires foli edhe për objektivat e përfaqësueses argjentinase në prag të botërorit :
"Nuk mund të premtoj fitimin e trofeut. Objektivi ynë është të renditemi mes 4 të parave me gjithë atë mendoj se mund të bëjmë edhe më mirë se aq. Gjithsesi duhet të paraqitemi më mirë se në botërorin e fundit." -përfundoi trajneri i kombëtares argjentinase Alejandro Sabella
Argjentina bën pjesë në grupin F së bashku me Bosnje Hercegovinën, Iranin dhe Nigerinë.Takimin hapës përfaqësuesja " Albiceleste " do ta zhvilloj më 15 qershor përball Bosnje Hercegovinës në stadiumin mitik të " Maracanas ".