Pele: Për të patur vazhdimësi në botëror, duhet t'i shmangemi Spanjës

Legjenda e Brazilit, Pele, ka folur për shtetin e tij Brazilin dhe paraqitjet që ata mund të bëjnë në Botëror. Ai thekson se për të patur vazhdimësi duhet të shmangin kundërshtarët e fortë, dhe kryesisht kampionët aktualë të Spanjës.“Spanja luan një futboll modern. Nëse ka pasur ndonjë stil të ngjashëm, ka qenë ai i holandezëve në vitet ’70. Ekipi spanjoll ka të njëjtin stil, me atë mënyrën e të bërit presing të thellë në gjysmëfushën kundërshtare. Spanja është një skuadër e mrekullueshme për t’u parë. Më mirë t’i shmangim ata sa të mundemi, vetëm kështu mund të arrijmë finalen”. -deklaroi Pele.Brazili është shteti organizator i Botërorit dhe tifozat presin shumë në këtë kompeticion. "Selecao" do të tentojë të shkojë deri në fund , dhe ta mbajë trofeun e Kupës së Botës në vendin organizator.