Protesta e tifozave të Tiranës, reagon Basha: Kam nevojë për mbështetjen tuaj

Tifozat e ekipit të Tiranës kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë së ku i janë drejtuar kryetarit, Lulëzim Basha që të reagojë dhe të kalojë ekipin në Shoqëri Aksionere. Pas protestës ka reaguar edhe vetë kryetari Basha i cili u afrua tek protestuesit ku iu ka thënë se ka nevojë për mbështetjen e tifozave.Sipas Bashës vetëm duke qënë të gjithë sëbashku ata mund të kthejnë Tiranën e vlerave në futboll,Tiranën kampione. Gjithashu mësohet se gjatë fjalës së tij Basha ka deklaruar se javën e ardhshme do të çojë një kërkesë në këshillin bashkiak të Tiranës për kalimin e pronësisë së klubit nga Bashkia te donatorët.[gallery ids="262419"]