Ançeloti: Inzagi është trajneri i duhur për Milanin

Trajneri i Real Madrid, Karlo Ançeloti mund mund të linte pa komentuar vendimin e drejtuesve të Milanit, për të sjellë në krye të stolit kuqezi, Filipo Inzagin. Ançeloti e ka mirëpritur vendimin e drejtuesve, duke theksuar se Inzagi është njeriu i duhur që mund të marë Milanin dhe se ai do të kthejë shumë shpejt këtë ekip në nivele të larta."Mesa kam dëgjuar nga se Milani do t'i besojë stolin Pipo Inzagit. Jam i lumtur që e dëgjoj këtë lajm. Inzagi është njeriu i duhur për Milanin. Ai njeh mirë ambientin kuqezi, ka bërë një punë të shkëlqyer me të rinjtë dhe ka talent në rolin e një drejtuesi. Mensoj se i ka të gjitha karakteristikat e duhura për ta kthyer Milanin në nivele të larta." deklaroi Ançeloti.Edhe pse nuk ka hedhur zyrtarisht firmën mbi kontratë, Filipo Inzagi ka arritur një akord me presidentin Berluskoni dhe vitin e ardhshëm do të jetë pikërisht ai që do të ketë në dorë timonin e Milanit.