Reali i Madrid interesohet për Marko Verratin
Mesfushori italian i PSG-së, Marko Verrati mund të jetë zgjedhja e parë e Real Madrid për të forcuar mesfushën e tyre këtë merkato verore, Lajmi vjen sipas "Francë Football" e cila e lidh italianin me kampionët e Europës.Vetëm 21, është i duhuri sipas trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti,i cili do të jetë dhe mbështetësi i tij kryesor për ta sjellë në Madrid. Loja jo e mirë e Illarramendi, por dhe e Xabi Alonsos janë dhimbje koke për teknikuin italian, objektivi kryesor i të cilit është forcimi i mesfushës me një lojtar që krijon. Sipas Ançelotit, vetëm Luka Modriç nuk mjafton.Juventus gjithashtu është gati për të ndërmarrë misionin duke siguruar lojtarin si një zëvendësim për Pirlon në të ardhmen. Nëse Pogba do të lërë Juventusin në verë, Conte do të hedhë sytë zyrtarisht nga Verrati. PSG është i gatshëm për të lënë të lirë për më pak se 30 milion euro, dhe ka menduar tashmë për zëvendësimin e tij i cili do të jetë Yaya Touré.