Manuel Nojer: Jam 100% gati për botërorin

Portieri gjerman i Bajernit, Manuel Nojer dëmtoi shpatullën e djathtë në finalen e Kupës së Gjermanisë përballë Dordmund dhe mediat vendase vunë në dyshim pjesmarrjen e tij në botërorin e Brazilit.Pasi mori mjekimet e duhura, ai është parë në gjendje të mirë. Fashat në krah i ka hequr, por vazhdon antibiotikët dhe “fitness”- in. “Jam si një qen i fortë. Fashetat i kam hequr dhe jam gati sipas planit. Për mua nuk ka asnjë dilemë për pjesëmarrjen në Botëror. Më keni gati që ndeshjen e parë!”. – deklaroi Nojer.Një tjetër futbollist i kombëtares gjermane, nuk është gati për botërorin. Kapiteni Filip Lahm gjithashtu dëmtoi pulpën dhe kaviljen e majtë në finalen e kupës. Pas vizitave mjekësore, mbrojtësi bavarez, konfirmoi se shumë shpejt do të arrijë formën dhe do të jetë gati për ndeshjen e parë.