Bernard Berisha zyrtarisht lojtar i Skënderbeut

Skënderbeu nuk ndalet në merkato. Pas marveshjes me Fatjon Sefën nga Besa, sot ishte radha e një tjetër futbollisti të spikatur tek Kavaja. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar kosovar, Bernard Berisha. Lojtari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me "bardhekuqtë" e Skënderbeut dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Josa në datën 9 qershor kur të bëhet dhe grumbullimi i ekipit.Berisha do të jetë një përforcim për Skënderbeun edhe në Kupat e Europës, pasi presidenti Takaj ka premtuar se do të formojë një ekip konkurues i cili do të bëjë paraqitje sa më të mira, si në Europë ashtu edhe në kampionat sezonin tjetër.