Lorente: Një sezon i mirë, por dua ende të përmirsohem
Sulmuesi i Juventusit, Fernando Lorente ka analizuar sezonin që sapo kaloi me Juven, dhe thekson se është i kënaqur që ekipi i tij arriti të fitojë kampionatin, por në aspektin personal, mendon se ka nevojë ende për t'u përmirsuar."Kemi kaluar një sezon të shkëlqyer. E kemi mbyllur sezonin me 102 pikë dhe kemi vendosur një rekord që mund të zgjasë shumë. Kemi qenë qenë që në fillim një nga ekipet pretendente dhe arritëm të bëjmë diferencën deri në fund.Kur bëhet fjalë për aspektin personal, kam rezerva ndaj vetes. Kam kapur formën gradualisht dhe mendoj se e kam ndihmuar ekipin të ecë përpara, por e ndjej të nevojshme të përmirësohem. Sezonin që vjen do të jem më i fortë dhe do të ndihmoj ekipin me golat e mi. Shpresoj shumë që të mar një ftesë edhe nga Del Boske për të luajtur në botëror me Spanjën." -deklaroi Lorente.