Gati shkëmbimi Lorente-Sançez mes Barcelonës dhe Juventusit
Klubit italian i Juventusit vazhdon interesimin për Aleksis Sançez. Juventusi dhe Barcelona janë gati që futen në bisedime, pasi edhe katalanasit duan Lorenten. Për sulmuesin nga Kili, Barça pretendon të përfitojë 25 milionë euro, ndërsa, nga ana tjetër, Juventus shpreson që të mbyllë gjithçka për 15 milionë euro pa bonuset. Drejtori i përgjithshëm i Juves, Bepe Marota, ndihet në pozita të forta në këtë tratativë pasi e di se “Zonja” është një destinacion i pëlqyer nga Sançez. Lorente kërkohet me ngulm nga Luis Enrike. Kështu, shtatlarti, që vlerësohet rreth 20 milionë euro, mund të këmbehej edhe me Sançezin.Juventus vazhdon interesimin edhe për sulmuesin Drogba, ardhja e Drogbasë do t’i hiqte vendin e titullarit Lorentes që mund të shitet për të siguruar një pjesë të parave që do të dërgonin në Torino Sançezin së bashku me Drogbanë.