Tapet dhe ambiente të rinj, ja kushti i UEFA-s për stadiumin e Kukësit
Institucioni më i larë i futbollist Europian, i ka dërguar klubit të Kukësit një letër ku kërkohet përmbushja e kritereve europiane për stadiumin. Pak ditë më parë drejtuesit e skuadrës kuksiane kannë kërkuar lejë UEFA-s për ta luajtur ndeshjen e parë të Europa League në stadiumin e tyre. Sipas Panorama Sport, UEFA, kërkesë kryesore për impiantin e qytetit të Kukësit ka fushën. Fakti që ajo është me tapet artificial, si dhe përmasat e saj nuk plotësojnë parametrat e kërkuara për këtë kompeticion të rëndësishëm. Aktualisht përmasat e fushës janë 100 me 64, që është në kufijtë minimal, por dhe hapësira mes kuadratit të fushës dhe mureve rrethuese është shumë e vogël, gjë që bëhet pengesë për standardet europiane. Certifikimi i tapetit dhe përmasat e fushës janë kriteret kryesore, por në raport kërkohet edhe krijimi i kushteve sa më të mira për median, dhomën antidoping, si dhe rritjen e kushteve të sigurisë për spektatorët, por edhe të ekipeve. Në klub ekziston dëshira e madhe që këtë sezon ndeshjet për Ligën e Europës të zhvillohen në stadiumin e qytetit. Por, që kjo të realizohet, duhet të ndërhyhet sa më shpejt.