Huan Mata drejt Juventusit
Sipas mediave italiane, skuadra e Juventusit po mundohet që të përfitojë nga situata e vështirë që mund të ketë Huan Mata në Mançester pas ardhjes së Luis Van Galit. Drejjtuesit e Juventusit po monitorojnë me kujdes këtë situatë pasi janë të ineresuar për shërbimet e mesfushorit spanjoll.Me ardhjen e trajnerit hollandez, mesfushori nga Spanja nuk është ideal për rolin që kryen dhe për këtë motiv në merkaton e verës mund të nxirret në shitje nga Junajtid. Nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë Juventusi do të bëjë çmos që ta marrë në Torino.26-vjeçari u kushtoi “Djajve” 37.1 milionë sterlina, shifër kjo që mund të ndryshojë, pasi vetëm nëse do të jetë kështu Juvja, Atletiko e Madridit apo edhe Monako do të futen në garë për ta blerë mesfushorin spanjoll.