Scolari: Do ta kisha ftuar Costën në kombëtare
Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari e pranon se do të donte që të kishte në dispozicion për Botëror sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa, i cili disa muaj më parë zgjodhi Spanjën para Seleçaos. Pjesmarrja e tij në Botëror është vënë në pikëpyetje, pas dëmtimit të fundit që në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit."Kisha planifikuar për ta ftuar në Botëror. Kam biseduar me të disa herë, por problemi ekziston kishte edhe interesa të tjerë. Gjithmonë tërhiqesh nga diçka. Do të ishte me ne, si në 7, 9 apo 11-ësh. Është një sulmues i fuqishëm", deklaroi Scolari për të përditshmen braziliane, 'O Estado'.
Ai foli edhe për Leite Kaka e Robinho, duke shpjeguar mungesën e tyre në Botëror."Nuk kisha dyshime. Dyshimi im i vetëm ishte mbrojtësi i katërt qendror. Nuk kishte zgjedhje tjera përveç atyre që kemi bërë. Ky Botëror do të jetë I shpejtë, nevojiten shumë vrapime", shtoi ish trajneri i Chelseat.Scolari po përgatitet për fazën e 1/8-ve ku me shumë mundësi do të përballet me Holandën, ndërsa pret që në çerekfinale të luajë me Italinë ose Uruguain, të cilat thekson se duhet t'i mposht."Mendoj se në çerekfinale do të luajmë me Italinë. Më pas mund të përballemi me Gjermaninë në gjysmëfinale dhe të mposhtim Argjentinën në finale, për të ngritur lartë kupën. Për ta fituar duhet të mposhtim tre Kombëtare kampione bote", përfundoi Scolari.