Lavezzi drejt Chelseat, Mourinho e dëshiron në ekip

Sipas mediave britanike, trajneri i Chelseat, Joze Mourinho është vënë në kërkim të një sulmuesi. Tre sulmuesit Torres, Eto dhe Ba kanë kaluar në një tjetër sezon të dështuar dhe kjo ka mërzitur tej mase Murinjon që vazhdimisht ka deklaruar se ekipi i tij ka nevojë për për një sulmues të ri.Çelsi dëshiron që të transferojë në ekip e PSG-së argjentinasin Ezekuiel Laveci. Trajneri i PSG-së Laurent Blank kërkon edhe tre lojtarë të tjerë nga ekipi i Murinjos. Eden Hazard, Oskar dhe Peter Çeh janë nën shënjestrën e kampionëve francez, por edhe Çelsi mund të shfrytëzojë këto negociata për të pyetur për çmimin e Lavecit.Nga ana tjetër, argjentinasi nuk e ka fshehur dëshirën që të luajë në një kampionat më konkurrues se ai i Francës, dhe "blutë" e Londrës mund të ishin destinacioni ideal.