Skënderbeu, vazhdon interesimi për Prognin

Duket se drejtuesit e Skënderbeut e kanë seriozisht e kanë seriozisht për të afruar në ekip mesfushorin e Kukësit, Gerhard Progni. Edhe vetë trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa ka shprehur dëshirën për ta patur në ekip, mesfushorin me tipare sulmuese."Prognin e di që është pjesë e Kukësit dhe nuk futem në punët e brendshme të një klubi tjetër. Kam dëgjuar se presidenti ynë është i interesuar për këtë futbollist. Nëse lojtari do të luajë me ne, është i mirëpritur. personalisht më pëlqen dhe mendoj se do të na bënte shumë punë." -deklaroi JosaSkënderbeu pritet që të paraqitet shumë shpejt me një ofertë konkrete për Prognin dhe dëshira e vet futbollistit është që të luajë me kampionët. Në ditët në vazhdim mund të kemi dhe diçka më konkrete lidhur me këtë çështje.