Ferrari kërkon Adrian Newey

Ferrari kërkon Adrian Newey. Drejtori sportiv i Red Bullit është një nga figurat kryesore të skuderisë austriake ku falë aftësive të tij Red Bulli ka arritur të triumfojë për 4 vite radhazi në botërorin e Formula 1. Ferrari prej disa vitesh nuk po arrin të jetë kompetitive dhe për këtë ish-drejtori sportiv i të kuqes Domenicali dha dorëheqjen para disa muajsh ndërkohë që tashmë “ kokëkuqja “ kërkon që drejtimin e skuadrës ta marrë drejtuesi aktual i Red Bulli-t Adrian Newey. Oferta që Ferrari pritet ti bëj britaniku-t është mjaft e lartë për tu refuzuar nga 55 vjeçari. Spekulohet se Adrian Newey-t do ti ofrohet nga skuderia e “ Maranellos “ një shifër mes 10 dhe 20 milion eurove në sezon.

Akoma nuk dihet se cilin do të jetë reagimi i një prej drejtuesve kryesor të Red Bullit së bashku me Christian Horner pasi lidhja që anglezi ka me skuderinë austriake është mjaft e fortë por nga ana tjetër edhe shuma financiare që Ferrari është gati të kalojë në llogarinë e tij është për tu marrë seriozisht në konsideratë.

E sigurt është se me Newey në drejtim skuderia italiane do të bënte mjaft hapa përpara pas dështimit të Stefano Domenicali-t i cili në disa momente kyçe gaboi strategjitë duke i kushtuar Botërorin pilotit të tij Fernando Alonso.