Inzaghi gati të marr drejtimin e Milanit
Filippo Inzaghi do të jetë trajner i ri i Milanit, në vend të Clarence Seedorfit. Ish futbollisti holandez mori drejtimin e kuqezinjve në janar, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit dhe nuk ja doli të dërgoj skuadrën në Europa league. Milani e mbylli sezonin vetëm në vendin e tetë. Kjo duket se nuk I ka mjaftuar strategut holandez që të mbetet në detyrë, pasi marrëdhëniet mes tij dhe bordit nuk kanë qenë shumë të mira gjatë aventurës 5 mujore.Milani filloi kërkimin për në tjetër trajneri dhe ne orët e fundit përfol shumë për trajnerin e Sevilla, Unai Emery, por për shkak të çmimit të lartë të tij kuqezinjtë u tërhoqën.
Drejtuesit e klubit, përfshirë presidentin Silvio Berlusconi dhe administratorin Adriano Galliani u takuan dje në mbrëmje dhe vendosën që Inzaghi te jetë një ndër kandidatët kryesor dhe pse jo trajneri i duhur për të drejtuar ekipin në sezonin e ardhshëm.Pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist më 2012, ai ka drejtuar ekipin e të rinjve të Milanit teksa ka arritur rezultate të kënaqshme. Klubi kuqezi duket se ka vendosur të vazhdoj rrugën e Juventusit që zgjodhi te ketë në krye të skuadrës një Brenda familjes si Konte qe ja doli me sukses të fitoj tre tituj radhazi.