Yaya Toure : Do të ishte një nder po të luaja për PSG
Spekulimet për një largim të Yaya Toure-s nga Manchester City sa vijn e po shtohen. Gjithçka filloi pas 13 Maj-it kur klubi anglez nuk u kujtua ti uronte ditëlindjen mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, kjo bëri që Toure të deklaronte se nëse nuk dihet i vlerësuar mund të largohet menjëherë nga Anglia. Më pas ishte menaxheri i tij Dimitri Seluk i cili i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit duke deklaruar se qëndrimi i 31 vjeçarit në Manchester nuk është më i sigurt madje ka 50% mundësi që ai të largohet. Sot është vet Toure që gjatë një interviste me mediat franceze e bën akoma më të pa sigurt qëndrimin e tij tek kampionët e Anglisë. “ Kur shoh objektivat që PSG ka, bëhet më pas e pa mundur të mos duash të jesh pjesë e këtij klubi.” – deklaroi Toure duke treguar qartazi se i intereson një kalim i mundshëm tek kampionët e Francës.
Më pas lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë shtoi : “ PSG është tashmë një superfuqi në futbollin europian. Do të ishte një nder që një ditë të luaja për një klub të këtij niveli, sigurisht nëse diçka e tillë është e mundur.”-përfundoi mesfushori 31 vjeçar i Manchester City-t. Potenciali ekonomik që klubi parisien ka dhe marrëdhëniet e mira midis presidentit të Parisi-t Al-Khelaifi dhe atij të Manchester City-t Mannsour bin Zayed mund të bëjnë që shumë shpejt Yaya Toure të transferohet nga Anglia në kryeqytetin francez.