Deshamps e pranon: Franca nuk është favorite në këtë botëror

Trajneri i Francës,  Didier Deshamps ka folur përpara botërorit "Brazil 2014" duke theksuar se ekipi i tij, nuk është favorit në këtë botëror. Deshamps e pranon se ka ekipe shumë më të forta se Franca në këtë kompeticion.“Po shkojmë drejt Brazilit me ambicie të mëdha, por unë jam realist. Në Botëror ka kombëtare më të mira se ne në letër. Të vërtetës nuk mund t’i fshihemi. Nuk mund të premtoj suksesin në Kupën e Botës kur në qarkullim ka ekipe si Spanja, kampione bote dhe Europe njëkohësisht." -deklaroi Deshamps.Në fund, Deshamps nuk mungon me një koment edhe për liderin e këtij ekipi, Frank Riberi. “Ai është një lojtar me shumë eksperiencë, sepse luan me Francën që prej vitit 2006. Riberi është një lider i vërtetë dhe unë mendoj se është gjithashtu një nga lojtarët më të mirë të botës. Në fushën e lojës bën diferencën dhe me Francën luan po aq mirë sa me Bajernin”, – përfundoi tekniku francez.