Juventusi pranë Drogba-s, Llorente dëshiron Barcelonën

Didier Drogba është shumë pranë Juventusit. Drejtori sportiv Marrotta pret vetëm përgjigjen përfundimtare të lojtarit nga Bregu i Fildishtë të cilit i është ofruar kontratë për një vit nga e cila 36 vjeçari mund të përfitoj 2 milion euro në sezon. Vetë futbollisti ka kërkuar që marrëveshje të jetë për më shumë se një sezon dhe me gjithë se edhe Chelsea ka shfaqur interes për ish yllin e saj mendohet se akordi mes Juves e Drogba-s do të arrihet shumë shpejt.

Në qoftë se një sulmues është pranë kalimit tek bardh e zinjtë një tjetër mund të largohet nga " zonja e vjetër ", bëhet fjalë për Fernando Llorente. Mediat spanjolle raportojnë sot se lojtari dëshiron me çdo kusht të transferohet tek klubi i Barcelonës madje i ka bërë të ditur drejtuesve balugrana se është i gatshëm të pranojë edhe një ulje të pagës së tij vetëm e vetëm për të luajtur përkrah Lionel Messi-t. Në këtë mënyrë Barça mund të përfshijë në bisedime edhe Alexis Sanchez i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit juventin.

Një tjetër lojtar i bardh e zinjve që është pranë largimit është edhe Mirko Vucinic, malazezi kërkohet nga Tottenhami dhe shumë shpejt mund të vendosë të transferohet në Londër, ndërkohë që edhe Fabio Qugliarella me shumë mundësi nuk do të jetë më pjesë e kampionëve të Italisë. Lazio duket skuadra më e interesuar dhe ndoshta mund të kemi një shkëmbim mes napoletanit dhe boshnjakut Senad Lulic.

Mediat italiane gjithashtu spekulojnë se klubi juventin e ka marrë tashmë vendimin se kush nga dy yjet e mesfushës së Conte-s do të jetë i sakrifikuari në merkato. Ai është Arturo Vidal, sipas mediave fqinje është kileni i cili do të nxirret në shitje për të përfituar financa që mund të ri investohen në merkato. Më të interesuarit duken dy gjigandët spanjoll Reali i Madridit dhe Barcelona. Madrilenët mund të përfshijnë në bisedime njërin mes Moratës, Coentrao-s dhe Marcelo-s ndërsa Barça mund të shfrytëzojë përsëri Sanchez plus një vlere ekonomike prej 20 milion eurosh.