Milan, gati Menez nëse largohet Tarabt

Sulmuesi Adel Tarabt duket gjithmonë edhe më larg. Klubi britanik i QPR, i cili zotëron kartonin e futbollistit, do 7.5 milionë euro dhe nuk pranon të futet në bisedime me Milanin për të ulur pagën, edhe pse drejtuesit e Milanit e kanë kërkuar një gjë të tillë. Sipas mediave italiane, Milani mendon për fantazistin e PSG-së, Zheremi Menez, i cili lirohet me kosto zero pas përfundimit të kontratës me francezët. Menez është alternativa ideale për modulin e lojës 4-3- 3, që mund të aplikojnë kuqezinjtë në sezonin e ardhshëm dhe mësohet se prej javësh dhe drejtuesit e Milanin janë në kontakte të vazhdueshme me menaxherin e lojtarit.Kjo lëvizje i intereson shumë Milanit pasi nuk nuk do të paguante 7.5 milion euro dhe ndërkohë do të merrte një futbollist me kosto zero. Menez ka luajtur edhe më parë në Seria A me Romën, dhe kjo ide iu pëlqen drejtuesve kuqezinj, pasi francezi njeh ambientin në Itali.