Sergio Ramos kandidat për 'Topin e Artë'

Në vitet e fundit, gara për Topin e Artë është zhvilluar mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ylli argjentinas i Barcelonës fitoi çmimin e futbollistit më të mirë në botë për katër sezone radhazi, deri në janar të këtij viti kur ai i takoi rivalit të tij te Real Madridi.Në sezonin e ardhshëm, Topi i Artë mund të ketë një finalist të ri, mbrojtësin Sergio Ramos. Kështu shkruan e përditshmja sportive spanjolle As. Ylli i galaktikëve ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe të shtunën u bë hero i Real Madridit duke shënuar golin e barazimit kundër Atletico Madridit në minutat shtesë.

Nëse luan mirë edhe për Spanjën në Kampionatin botëror, atëherë pa diskutim se do të jetë kandidat për Topin e Artë. Rivali më i madh sigurisht që do të jetë shoku I skuadrës Kristiano Ronaldo që gjatë këtij sezoni ka shënuar plotë 17 gola nw Champions. Krahas botërorit përcaktuese do të jenë edhe finalet e Superkupës, me 12 gusht ndaj Seviljas, superkupën Europiane dhe 20 e 27 gusht superkupën e Spanjës kundër Atletikos.Më parë sa i përket mbrojtëse Topin e Artë e kanë fituar Kanavaro në 2006, dhe Bekenbauer në 1872 dhe 1976.