Rinovon Pike, me Barcelonën edhe për 5 vjet të tjera
Mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin katalanas edhe për 5 vite të tjera. Pike hedh firmën mbi kontratën që do e mbajë atë lidhur me Barcelonën deri në vitin 2019."Ne kemi të gjithë elementët e duhur që të jemi përsëri në majën e futbollit europian. Barcelona duhet të jetë përsëri në krye dhe të fitojë trofe. Ne tashmë kemi në ekip dhe një trajner të mirë, dhe keshtu që ne i kemi të gjitha mundesitë të kthehemi përsëri aty ku na takon. Jam i lumtur që po rinovoj dhe më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi." -deklaroi Pike.Pike gjithashtu dha mendimin e tij edhe për trajnerin e ri të Barcelones, Luis Enrique. "Unë jam shumë i lumtur që Enrike erdhi në krye të stolit dhe gëzohem për këtë gjë, ai na tregoi se ka ide te qarta dhe e njeh klubin shumë mirë pasi ka punuar më përpara. Unë mendoj se me atë në skuadër, do kemi nje ndikim me të madh si në kampionat, ashtu edhe në Champions." -tha Pike