15 ditë jashtë fushave, Diego Costa rrezikon seriozisht Botërorin
Sulmuesi i Atletiko Madrid, Diego Costa, pas lëndimit që pësoi në finalen e Champions League përballë Real Madrid, duhet të qëndrojë rreth 15 ditë në pushim absolut dhe nuk duhet të meret aspak me topin. Ekzaminimet e kryera, kanë evidentuar një dëmtim të shkallës së parë në kofshën e djathtë, që do ta detyrojë sulmuesin që t’i evitojë seancat stërvitore me kombëtaren spanjolle për të paktën 15 ditë.Sulmuesi rrezikon të lihet jashtë listës përfundimtare me 23 të grumbulluarit për "Brazil 2014" pasi gjendja e tij ka një pikëpyetje të madhe. Nga kjo situatë mund të përfitojë Fernando Llorente i cili ka mbetur jashtë listës.Del Boske ka deklaruar se i do të gjithë lojtarët në 100% të formës në 13 Qershor kur Spanja do të debutojë kundër Holandës. Duket vështirë që Diego Costa të jetë në formën e tij optimale për atë ndeshje. Mesa duket njeri mes Lorente ose Negredo do të zvëndësojë Diego Costën.