Zyrtare: Prandelli rinovon me Italinë deri në 2016-ën
Cezare Prandeli do të jetë trajner i kombëtares italiane edhe për dy vite të tjera. Ai ka zyrrtarizuar gjithçka me një zgjatje të kontratës e cila do ta mbajnë atë në krye të axurrëve edhe përtej finaleve të Botërorit të kësaj vere në Brazil.Mediat italiane kishin kohë që sugjeronin rikthimin e tij në drejtimin e ndonjë klubi pas turneut të kësaj vere, por ka pasur një ndryshim mendje nga ana e teknikut. Prandeli ka konfirmuar mesditën e sotme në një koferencë për shtyp se ka firmosur zyrtarisht kontratën për të qenë edhe 2 vjet në krye të stolit italian."Mund t'ju them se kam rinovuar zyrtarisht edhe për 2 vjet. Në këtë moment ndjej një kënaqësi të madhe Jam krenar për faktin se Federata Italiane e Futbollit më ka propozuar një rinovim dyvjeçar, pa marrë parasysh rezultatin e Kupës së Botës. Për këtë arsye, premtoj se do të punoj fort dhe do të japim maksimumin për të bërë një paraqitje sa më prestigjoze në botëror." -deklaroi Prandeli