Edhe Barcelona në gjurmët e sulmuesit italian, Imobile

Sulmuesi italian i Torinos, Ciro Imobile, po shëndrohet në sulmuesin më të kërkuar në këtë merkato verore. Mediat italiane raportojnë se Imobile është vetëm një hap larg Borusia Dodmund por së fundmi në garë për sulmuesin i cili u shpall golashënues në Seria A, është futur edhe Barcelona.24-vjeçari ka cilësitë që trajneri Luis Enrique kërkon te një sulmues dhe Immobile duket se është zgjedhja ideale. Barcelona është gati të ofrojë një shumë të kënaqshme për sulmuesin dhe kjo ofertë mund të bindë drejtuesit e Torinos dhe Juventusit, pasi kartoni i Imobile është i të dy klubeve nga Torino.Edhe vetë sulmuesi do ta pëlqente një aventurë tek Barcelona dhe largimi i Aleksis Sanchez mund t'i hapte rrugën për të treguar vlerat e tij në një ekip të madh si Barcelona.